Ftojme subjektet e interesuara per te aplikuar. Klikoni dokumentin per te pare kushtet e fteses.
Forumi Shqiptar Social Ekonomik-ASET po zbaton projektin Promovimi dhe ruajtja e vlerave kulturore, historike dhe artistike në Bashkinë Patos, i cili synon të promovojë turizmin kulturor dhe produktet artizanale nëpërmjet promovimit të potencialit turistik të zonës si dhe marketingut të produkteve tradicionale në Bashkinë Patos.
Do të synohet promovimi i diversitetit të formave të turizmit kulturor dhe produkteve artizanale, forma të cilat po marrin zhvillim të madh vitet e fundit, duke promovuar turizmin e vizitorëve në zona jo shumë të promovuara në vendin tonë.
Në këtë kuadër të projektit do të përgatitet një video guide për prezantimin e pikave turistike dhe zonave aktraktive në territorin e Bashkisë Patos. Me këtë qëllim ASET shpall thirrjen për subjektet të interesuara për realizimin e videos. Ky projekt mbështetet nga ReLOaD2, i cili financohet nga BE dhe zbatohet nga UNDP. Per me shume informacion, klikoni linkun.