ASET merr pjesë në festën lokale “Sofra Bujare” në Patos

Sot në datë 20 Tetor 2022, u zhvillua festa lokale “Sofra Bujare” në fshatin Gjinoqarë, Rruzhdie Patos.
Në bashkëpunim me Bashkinë Patos, pranë shkollës fillore Gjinoqarë u organizuan një sërë veprimtarish si: panairi i varieteteve dhe vajit të ullirit nga fabrikat e përpunimit dhe fermerët e zonës, panair objektesh të vjetra etnografike, panairi i punimeve artizanale, kuzhina tradicionale e zonës, rite dhe zakone, si edhe koncert festiv live.
Organizata ASET, në kuadër të projektit Promovimi i turizmit të vlerave dhe tradites në Patos mori pjesë me një stendë të dedikuar me disa modele kartolinash me pamje turistike nga Patosi.
Projekti mbështetet nga Programi Rajonal mbi Demokracinë Vendore në Ballkanin Perendimor-ReLOaD2.