Thirrje për përgatitjen e një Videoje – ReLOaD2

ASET po zbaton projektin Promovimi dhe ruajtja e vlerave kulturore, historike dhe artistike në Bashkinë
Patos, i cili synon të promovojë turizmin kulturor dhe produktet artizanale nëpërmjet promovimit të potencialit turistik të zonës si dhe marketingut të produkteve tradicionale në Bashkinë Patos. Do të synohet promovimi i diversitetit të formave të turizmit kulturor dhe produkteve artizanale, forma të cilat po marrin zhvillim të madh vitet e fundit, duke promovuar turizmin e vizitorëve në zona jo shumë të promovuara në vendin tonë. Kjo lidhet edhe me zhvillimin e bujqësisë dhe blegtorisë në zonë (duke konsumuar produkte vendase) dhe rritjen e prodhimit dhe shitjes së produkteve artizanale në zonë dhe veçanërisht në zonat rurale që janë edhe zona me akses më të ulët në treg dhe më zhvillim të pakët.

Në këtë kuadër të projektit do të përgatitet një video guide për prezantimin e pikave turistike dhe zonave aktraktive në territorin e Bashkisë Patos. Me këtë qëllim ASET shpall thirrjen për subjektet të interesuara për realizimin e videos. Ky projekt mbështetet nga ReLOaD2, i cili financohet nga BE dhe zbatohet nga UNDP.

Per me shume, klikoni linkun.