A e dini se nje nga lokacionet turistike, pjese e projektit “100 Fshatrat”, është pikërisht fshati Siqecë, që shtrihet në Patos.
Me qëllim promovimin e turizmit dhe rritjen e kapaciteteve njerëzore të zonës, në datë 10 Qershor 2022, Forumi Shqiptar Social Ekonomik-ASET, zhvilloi trajnimin e udhërrëfyesve turistikë në Patos, me temë ‘Të promovojme atraksione turistike me vlera kulturore dhe tradita në zona të vogla të paeksploruara turistikisht, siç është Patosi’.
U trajnuan dhe u pajisen me çertifikate pjesëmarrje 14 nxenes nga 4 shkollat e mesme në vend, si: Zhani Ciko”, Patos; shkolla jopublike “Arkea 2000” në Patos; Mustafa Matohiti në Patos të vjetër dhe Sotir Çapo, në Zharrëz.
Trajnimi u realizua në kuadër të Projektit ‘Promovim i turizmit të vlerave, kulturës dhe traditave në Patos’. Ky projekt mbështetet nga Programi Rajonal për Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimore2, financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga UNDP.






