Forumi Shqiptar Social Ekonomik – ASET është një OJF e themeluar në vitin 1999 (www.aset-al.com). Në kuadër të zbatimit të projektit Menaxhimi dhe Transparenca e Basenit Lumor (River Basen Management and Transparency) ASET do të organizojë 2 trajnime 1 ditore, respektivisht 1 në Tepelenë dhe 1 në Përmet. Gjatë këtyre aktiviteteve do të serviren kafe dhe do të organizohet drekë pune për pjesëmarrësit.
Kërkesa për bizneset-aplikantë pontencialë:
1. Të ketë sallë për një takim me 10-15 persona, duke respektuar distancimin social, si dhe të jetë i licensuar si Bar kafe & restorant
2. Biznesi duhet të ndodhet: 1 në Tepelenë dhe 1 në Përmet
3. Në secilin rast, do organizohet pushim kafe për rreth 15 persona dhe drekë për rreth 15 persona
4. Kafja për secilin pjesëmarrës do të shërbehet e shoqëruar me 1 shishe ujë ½ litra
5. Dreka do të ketë menu me pjatë të parë, pjatë të dytë dhe pjatë të tretë, si dhe për pije do të serviret ujë dhe pije joalkolike
6. Oferta duhet të ketë të përfshirë në vlerën totale të gjitha detyrimet tatimore, sipas legjislacionit në fuqi. Subjekti fitues do të duhet të lëshojë faturë tatimore në përfundim të aktivitetit.
Për çdo informacion shtesë na shkruani në: info@aset-al.com, jo më vonë se data 7 Dhjetor 2020.
Dokumentacioni i kërkuar:
1. NIPT
2. Dokumenti që vërteton se biznesi është i regjistruar si hotel, bar kafe dhe restorant, sipas legjislacionit shqiptar në fuqi
3. Të paraqesë ofertën financiare:
a. Sallë trainimi për maks. 15 persona: ________ lekë
b. Pushim kafe për një person: ________ lekë
c. Drekë pune për një person: ________lekë
Dokumentat do të dërgohen elektronikisht në adresën e emailit: info@aset-al.com dhe fmema@yahoo.com, ose me postë në adresën:
Forumi Shqiptar Social Ekonomik
Rr. Dibrës, P 487 Sh 2, Tiranë
Dokumentacioni duhet të dërgohet brenda datës 8 Dhjetor 2020 ora 16.30.
Pagesa do të bëhet përmes bankës pas marrjes së shërbimit nga ana jonë dhe dhënies së faturës me TVSH nga ana e subjektit fitues.