Panairi “EQGJ Albania” me bizneset e Qarkut Fier

Në kuadër të projektit, “EQGj@Albania”, më 17 shtator u zhvillua në qytetin e Fierit Panairi “EQGJ Albania” me bizneset e Qarkut Fier. Ky panair ishte aktiviteti final i projektit të financuar nga Lëviz Albania dhe zbatuar nga  Forumi Shqiptar Social Ekonomik, ASET dhe Qendra “Gruaja, Mjedisi, Komuniteti, Harmonizuar per Zhvillim”, me mbështetjen e Bashkisë Fier. Si një nxitje konkrete për promovimin e një modeli të ri biznesi pa cënuar mjedisin dhe ekonominë, panairi pasqyroi evolimin e aktiviteteve prodhuese dhe zhvilluese në rajonin e Fierit edhe duke përfshirë risitë ekologjike në investimet afatgjata.  Panairi, që është një prej të shumtat aktivitete të kryera deri tani me focus promovimin e Ekonomisë Qarkulluese dhe të Gjelbërnë, arriti të informojë, promovojë dhe nxisë bizneset dhe pushtetin vendor (me të cilin arritëm të siguronim mbështetjen e eventit), për të menduar më tepër lidhur me aplikimin e EQGj, me krijimin e lehtësirave jo vetëm fiskal. 

Organizimi i panairit u pasqyrua nga dy mediat locale në Fier (Tv Apollon dhe Tv Kombi), si dhe nga disa media online (portale informative) përfshirë dhe faqen zyrtare të shoqatës së gazetarëve. (link-et sa më poshtë vijon).

https://www.facebook.com/shoqata.gazetarve/posts/1039425519970161 

https://apollon.tv/fier-zhvillohet-panairi-per-promovimin-e-ekonomise-qarkulluese-dhe-te-gjelber/

http://fierisot.com/fier-shoqeria-civile-ne-mbrojtje-te-mjedisit-model-i-ri-te-berit-biznes-pa-cenuar-mjedisin-dhe-ekonomine/

https://www.facebook.com/331205060471/posts/10165869087180472/

https://www.facebook.com/FieriSotCom/posts/828777791060810

Me fokus panairin, por dhe qëllimin e projektit u prodhua një sport promovues i cili përfshiu nismën dhe qëllimin e projektit, për të cilin u punua disa ditë për filmimin në terren, përfshirë në cdo biznes të identifikuar që aplikon ose është me orientimin drejt EQGJ-së dhe pranoi të ishte pjesë e spotit dhe më pas me seleksionimin e pamjeve dhe montimin e tyre deri në produktin final.

Në panair morrën pjesë:

• 10 biznese te cilat aplikojne dhe kane potencial te aplikojne parimet e EQGj ne Qarkun Fier 

• Zyra lokale (Fier) promovuese e turizmit dhe agrokulturës;• Qendra multifunksionale Horizont (PAK);• Dy shkolla profesionale me fokus zhvillimin e kulinarisë dhe agroturizmit; 

U prodhuan:

•  banera vizibliteti per panairin

• fletëpalosje që iu shpërndanë vizitorëve të panairit dhe bizneseve pjesëmarrëve në stendat e tyre;

• stilolapsa në kuadër të projektit me logot e donatorëve dhe implementuesve; 

• Postera të përsonalizuar për cdo biznes/pjesëmarrës në panair;

Konkursi i esesë “Pse Ekonomi Qarkulluese/Gjelbër”

Aktiviteti i ndarjës së çmimeve, së konkursit të esesë “Pse Ekonomi Qarkulluese/Gjelbër” zhvilluar gjatë muajit Maj 2021 në bashkëpunim me DRAP/ZVAP qarku Fier, u zhvillua ditën e premte, datë 04 Qershor 2021, në Qendrën e Aktiviteteve Kulturore, Bashkia Fier. Ky aktivitet ishte ne kuadër të projektit “Ekonomia qarkulluese dhe e gjelbër, mundësi për nxitjen e një shoqërie aktive dhe zhvillimin ekonomik në Qarkun Fier” i mbështetur financiarisht nga LëvizAlbania.

Sfida më e madhe ishte motivimi i nxënësve për pjesëmarrje dhe krijimtari, duke qënë se periudha e vështirë e pandemisë dhe mësimit online ka ulur ndjeshëm interesin e nxënësve në mësimnxënie në të gjitha fushat

Në aktivitetin final morën pjesënxënës, komisioni vlerësimit dhe 3 përfaqësues të institucioneve lokale nga Qarku Fier, Bashkia Fier, Bashkia Roskovec dhe QAK

Aktiviteti u përshëndet nga koordinatorja lokale Znj. Ronada Hoxha, e cila prezantoi dhe projektin @EGJAlbania, Z.Enrik Mazreku, drejtor i drejtorisë së Artit dhe Kulturës, Bashkia Fier, Znj. Majlinda Rama, shkrimtare e mirënjohur, Znj. Irma Hoxhaj përfaqësuese e medias dhe Znj. Anxhela Qendro, përfaqësuese e Qarkut Fier, të cilët ishin edhe pjesë e jurisë. 

Anëtarët e jurisë vlerësuan të gjithë të rinjtë, të cilët kishin dorëzuar krijimet e tyre, i inkurajuan të vazhdojnë të shkruajnë për tema të ndryshme që i përkasin atyre dhe komunitetit dhe theksuan rëndësinë e aktiviteteve të këtij lloji për të nxitur të rinjtë drejt mendimit kritik dhe aktivizmit qytetar.

Vlerësimet e tyre vijuan si më poshtë, për idetë fituese:

·  Çmimi I-Alkida Hoxhaj, shkolla ‘Dertliu’ Fier

·  Çmimi II-Istiniela Lamaj, shkolla “Janaq Kilica” Fier

·  Çmimi III- Enxhi Ruzhdija, shkolla “Zhani Ciko”, Patos

Thirrje për sallë trainimi, bar kafe & restorant

Forumi Shqiptar Social Ekonomik – ASET është një OJF e themeluar në vitin 1999 (www.aset-al.com). Në kuadër të zbatimit të projektit Menaxhimi dhe Transparenca e Basenit Lumor (River Basen Management and Transparency) ASET do të organizojë 2 trajnime 1 ditore, respektivisht 1 në Tepelenë dhe 1 në Përmet. Gjatë këtyre aktiviteteve do të serviren kafe dhe do të organizohet drekë pune për pjesëmarrësit.
Kërkesa për bizneset-aplikantë pontencialë:

1. Të ketë sallë për një takim me 10-15 persona, duke respektuar distancimin social, si dhe të jetë i licensuar si Bar kafe & restorant

2. Biznesi duhet të ndodhet: 1 në Tepelenë dhe 1 në Përmet

3. Në secilin rast, do organizohet pushim kafe për rreth 15 persona dhe drekë për rreth 15 persona

4. Kafja për secilin pjesëmarrës do të shërbehet e shoqëruar me 1 shishe ujë ½ litra

5. Dreka do të ketë menu me pjatë të parë, pjatë të dytë dhe pjatë të tretë, si dhe për pije do të serviret ujë dhe pije joalkolike

6. Oferta duhet të ketë të përfshirë në vlerën totale të gjitha detyrimet tatimore, sipas legjislacionit në fuqi. Subjekti fitues do të duhet të lëshojë faturë tatimore në përfundim të aktivitetit.

Për çdo informacion shtesë na shkruani në: info@aset-al.com, jo më vonë se data 7 Dhjetor 2020.
Dokumentacioni i kërkuar:

1. NIPT

2. Dokumenti që vërteton se biznesi është i regjistruar si hotel, bar kafe dhe restorant, sipas legjislacionit shqiptar në fuqi

3. Të paraqesë ofertën financiare:
     a. Sallë trainimi për maks. 15 persona: ________ lekë

     b. Pushim kafe për një person: ________ lekë

     c. Drekë pune për një person: ________lekë


Dokumentat do të dërgohen elektronikisht në adresën e emailit: info@aset-al.com dhe fmema@yahoo.com, ose me postë në adresën: 


Forumi Shqiptar Social Ekonomik
Rr. Dibrës, P 487 Sh 2, Tiranë


Dokumentacioni duhet të dërgohet brenda datës 8 Dhjetor 2020 ora 16.30. 
Pagesa do të bëhet përmes bankës pas marrjes së shërbimit nga ana jonë dhe dhënies së faturës me TVSH nga ana e subjektit fitues.