Konkursi i esesë “Pse Ekonomi Qarkulluese/Gjelbër”

Aktiviteti i ndarjës së çmimeve, së konkursit të esesë “Pse Ekonomi Qarkulluese/Gjelbër” zhvilluar gjatë muajit Maj 2021 në bashkëpunim me DRAP/ZVAP qarku Fier, u zhvillua ditën e premte, datë 04 Qershor 2021, në Qendrën e Aktiviteteve Kulturore, Bashkia Fier. Ky aktivitet ishte ne kuadër të projektit “Ekonomia qarkulluese dhe e gjelbër, mundësi për nxitjen e një shoqërie aktive dhe zhvillimin ekonomik në Qarkun Fier” i mbështetur financiarisht nga LëvizAlbania.

Sfida më e madhe ishte motivimi i nxënësve për pjesëmarrje dhe krijimtari, duke qënë se periudha e vështirë e pandemisë dhe mësimit online ka ulur ndjeshëm interesin e nxënësve në mësimnxënie në të gjitha fushat

Në aktivitetin final morën pjesënxënës, komisioni vlerësimit dhe 3 përfaqësues të institucioneve lokale nga Qarku Fier, Bashkia Fier, Bashkia Roskovec dhe QAK

Aktiviteti u përshëndet nga koordinatorja lokale Znj. Ronada Hoxha, e cila prezantoi dhe projektin @EGJAlbania, Z.Enrik Mazreku, drejtor i drejtorisë së Artit dhe Kulturës, Bashkia Fier, Znj. Majlinda Rama, shkrimtare e mirënjohur, Znj. Irma Hoxhaj përfaqësuese e medias dhe Znj. Anxhela Qendro, përfaqësuese e Qarkut Fier, të cilët ishin edhe pjesë e jurisë. 

Anëtarët e jurisë vlerësuan të gjithë të rinjtë, të cilët kishin dorëzuar krijimet e tyre, i inkurajuan të vazhdojnë të shkruajnë për tema të ndryshme që i përkasin atyre dhe komunitetit dhe theksuan rëndësinë e aktiviteteve të këtij lloji për të nxitur të rinjtë drejt mendimit kritik dhe aktivizmit qytetar.

Vlerësimet e tyre vijuan si më poshtë, për idetë fituese:

·  Çmimi I-Alkida Hoxhaj, shkolla ‘Dertliu’ Fier

·  Çmimi II-Istiniela Lamaj, shkolla “Janaq Kilica” Fier

·  Çmimi III- Enxhi Ruzhdija, shkolla “Zhani Ciko”, Patos

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *