Konferenca rajonale “Ekonomia Qarkulluese”

Data: 12 Maj 2021

Platforma në internet: Zoom

Regjistrimi: https://zoom.us/webinar/register/WN_nQz3_A3rQx6IiPefyhAuPw

Eshtë kënaqësia jonë të shpallim konferencën e parë Rajonale me një temë të rëndësishme siç është ekonomia qarkulluese, e cila do të jetë një konferencë online një-ditore, që synon transferimin e njohurive dhe shkëmbimin e praktikave të mira, si dhe promovimin e bashkëpunimit rajonal dhe krijimin e netwokut. Konferenca është organizuar në bazë të projektit rajonal “Partneriteti për ekonominë qarkulluese – Rritja e qëndrueshme e NVM-ve dhe zhvillimi rajonal”, zbatuar nga Youth Entrepreneurial Service (YES) në partneritet me Albanian Socio Economic Think Tank and Foundation for Innovation and Technology Development, i bashkëfinancuar nga Fondi i Ballkanit Perëndimor. Projekti synon të forcojë bashkëpunimin rajonal përmes networkut dhe ndërtimit të kapaciteteve të NVM-ve dhe shoqërisë civile, të gjitha me qëllim lehtësimin e tranzicionit drejt konceptit të ekonomisë qarkulluese. Grupi i synuar i konferencës: Pjesëmarrësit nga rajoni i Ballkanit Perëndimor (me fokus në Maqedoninë e Veriut, Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Shqipëri) që janë përfaqësues të sektorit të biznesit, sektorit publik dhe shoqërisë civile. Programi i konferencës do të mbulojë tema të rëndësishme në fushat e ekonomisë qarkulluese dhe do të përfshijë ekspertët e mëposhtëm ndërkombëtarë për të dhënë njohuri në aspekte të ndryshme: Andejlka Mihajlov – Ambasadore e Mjedisit për zhvillim të qëndrueshëm Karolina Rasi – Këshilltare e Lartë, Konfederata e industrive të Finlandës Vojtech Vosecky – Kryetar i Komitetit Drejtues të Ekonomisë Qarkulluese në qytetin e Pragës Kristina Martin – Eksperte e ekonomisë qarkulluese, Instituti i Mjedisit në Stokholm, Qendra e Talinit Axel Darut – Drejtues i çështjeve të BE dhe çështjeve ndërkombëtare në Citeo, Francë Për të marr pjesë me konferencë, ju lutemi regjistrohuni këtu –

https://zoom.us/webinar/register/WN_nQz3_A3rQx6IiPefyhAuPw

Mund te kontrolloni axhenden e konferences per me teper detaje:

Gjuha zyrtare e konferencës është anglishtja. Per me shume informacion, shkarkoni materialin me poshte:

Kontaktoni Sofija Cali – Menaxhere e projektit, Fondacioni YES

sofija.cali@yes.org.mk,

Cel: +389 2 3103 660